Kryeministri grek rrëzohet nga biçikleta, përfundon në spital
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, është dërguar në spital, pasi është rrëzuar nga biçikleta. Sipas raportimeve të “Flashnews.gr”, Mitsotakis dyshohet se ka dëmtuar dorën, ndërsa ka pësuar edhe disa gërvishtje të lehta në pjesë të ndryshme të trupit. Pas mbërritjes në spital, ai mori ndihmën e parë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv