Kryefermeja e parë e Ferma VIP 3, Moza Ahmeti ndan detyrat: Ju a rregulloj unë qejfin

Kryefermeja e parë e Ferma VIP 3, Moza Ahmeti ndan detyrat: Ju a rregulloj unë qejfin

Pas televotimit në “Ferma VIP”, Moza Ahmeti është shpallur e preferuara e publikut, duke u bërë kështu kryefermerja e parë e këtij edicioni të tretë. Menjëherë pas zgjedhjes, shkrimtarja ka nisur që në orët e para të mëngjesit me organizimin e punëve në fermë, duke ndarë detyrat për banorët. Me tone humori, por edhe vendosmëri, ajo u është drejtuar konkurrentëve duke kërkuar përkushtim maksimal në kryerjen e detyrave. “Punët i dua të kryera. Do jua rregulloj unë qejfin, sipas metodave të mia. Dua një kontroll cilësie. Aki, ti do t’i kontrollosh të gjithë dhe do të më raportosh. Do jua nxij jetën të gjithëve”, është shprehur Moza gjatë komunikimit me fermerët. Deklaratat e saj janë pritur me reagime dhe të qeshura nga të pranishmit, duke...