Kriza familjare! David dhe Victoria Beckham i dërgojnë “mesazh” publik djalit të tyre, Brooklyn-it

Kriza familjare! David dhe Victoria Beckham i dërgojnë “mesazh” publik djalit të tyre, Brooklyn-it

Dita e Babait u dha mundësinë shumë personazheve të njohur të ndanin momente familjare në rrjetet sociale. Mes tyre ishin edhe David dhe Victoria Beckham, të cilët duket se i dërguan një mesazh të tërthortë djalit të tyre të madh, Brooklyn Beckham, në mes të zërave për tensione në marrëdhëniet familjare. Më 21 qershor, Victoria Beckham publikoi një fotografi të vjetër familjare ku shfaqej së bashku me bashkëshortin e saj dhe katër fëmijët e tyre: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. “David, ti je vërtet babai më i mirë. Arritja jote më e madhe kanë qenë gjithmonë fëmijët tanë të mrekullueshëm dhe ne të duam shumë. Gëzuar Ditën e Babait”, shkroi ajo në përshkrimin e postimit. Nga ana e tij, David Beckham publikoi një seri fotografish...