“Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë me ish-fermerët: Je pa karakter!
Dy ish-fermerët, Iliri dhe Ervini u përballën me njëri-tjetrin në Post Ferma VIP pas debateve dhe hatërmbetjeve. Ervini u shpreh se ishte ndjerë i zhgënjyer nga nominimi i bërë prej Ilirit, të cilin e konsideronte mik. Nga ana tjetër, Iliri mohoi kategorikisht që mes tyre të kishte ekzistuar një miqësi e tillë. Iliri gjithashtu akuzoi Ervinin se kishte tentuar të përfitonte nga raporti me të dhe nga afërsia me fituesen e Ferma VIP, Moza Ahmeti. Ndërkohë sipas opinionistes Einxhel Shkirës, ai ka qenë një nominim i organizuar nga disa fermerë me qëllim dobësimin e pozicionit të Mozës në lojë. Pjesë nga biseda: Floriani: Ju keni pasur edhe një miqësi jashtë. Iliri: Miqësia është shumë fjalë e madhe, nuk krijohet me pesë takime. Ervini: Ka disa...
Burimi:
vizionplus.tv