Gjesti pushon nga puna Dj Gimbon? Pamjet e “DJ të ri” shqetësojnë fansat
Mbrëmja e djeshme ka qenë e zjarrtë në Ksamil, ku dyshja e njohur, Gjesti dhe DJ Gimbo, kanë elektrizuar publikun në “Orange Beach Club”. Mirëpo, përtej performancës së zakonshme, vëmendjen e mori një moment mjaft epik mes dy bashkëpunëtorëve, i cili shkaktoi shumë të qeshura dhe duartrokitje. Gjesti ka vendosur të “sfidojë” mikun e tij dhe të marrë rolin e DJ-it. Ai është parë duke prekur dhe ndezur pultin e DJ-it, duke treguar se përveç zërit, i pëlqen të eksperimentojë edhe me miksimin e muzikës. Ky moment i këndshëm dëshmoi edhe një herë kiminë e fortë që dyshja ka në skenë. Gjithçka sigurisht ishte në kuadrin e shakasë dhe një veprim strategjik për ta çuar atmosferën në kulm. “Profesion DJ jom sot,” dëgjojet Gjesti të...
Burimi:
ntv.al