Filmi ”Odisea” nën tingujt e muzikës shqiptare, kompozitori: Barinjtë shqiptarë e luajnë prej mijëra vitesh

Filmi ”Odisea” nën tingujt e muzikës shqiptare, kompozitori: Barinjtë shqiptarë e luajnë prej mijëra vitesh

“Odisea” e të madhit Christopher Nolan, një film që vetëm një ditë pas premierës ka lënë pa frymë gjithë të dashuruarit pas ekranit, ka edhe një copëz arti shqiptar. Iso-polifonia shqiptare, cila është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, dhe tingujt e fyellit dyjar kanë frymëzuar një pjesë të rëndësishme të kolonës zanore të filmit “The Odyssey”. Me kërkesë të regjisorit Christopher Nolan, kompozitori Ludwig Göransson vendosi të regjistronte tingujt autentikë që t’i afroheshin sa më shumë botës së lashtë, duke mos e bërë regjistrimin në një orkestër klasike simfonike. Göransson erdhi në Shqipëri dhe regjistroi instrumente tradicionale shqiptare, ndërsa disa ditë udhëtoi në Jug të Shqipërisë për të regjistruar këngë polifonike dhe tingujt e fyellit. Iso polifonia shqiptare shfaqet në sfond,...