Fermerët “në dorë” të kafshëve, mënyra e veçantë si do zgjidhet çifti që do shkojë në televotim për finalistin e dytë
Përgjatë gati 3 muajve, një nga qëllimet kryesore në Ferma Vip ka qenë kujdesi nga kafshëve të ndryshme, të cilat duhet të ushqeheshin e pastroheshin. Por tashmë, është radha e kafshëve, që të kenë në dorë fermerët. Dy dele, të mbyllura në një vathë të vogël, do të drejtohen drejt dy kutive që mbajnë kripë. Në çdo kuti, ka nga një foto të fermerëve. Në atë kuti që do të shkojnë delet, do të përcaktojnë edhe dyshen që do të shkojë në televotim për finalistin e dytë. Kjo është një mënyrë shumë e veçantë dhe unike, që nuk ka ndodhur asnjë herë më parë. Në garë për një vend në finale janë Iliri, Romiri, Sara, Soni, Dj Bujaka dhe Visi.
Burimi:
vizionplus.tv