E papritur në Ferma VIP/ Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin
Në spektaklin Ferma VIP, një lojë e organizuar nga Agai solli momente surprizuese mes fermerëve. Sfida “Mos qesh” kishte për qëllim që konkurrentët të bënin njëri-tjetrin për të qeshur përmes skeçeve, imitimeve dhe veprimeve spontane. Në finale të lojës mbërritën Mimoza Ahmeti dhe Ilir Shaqiri, të cilët arritën t’u rezistonin të qeshurave përballë njëri-tjetrit. Momenti më i komentuar erdhi në fund të sfidës, kur Iliri iu afrua shumë pranë Mimozës me qëllim që ta bënte të qeshte. Në atë moment, Mimoza tha: “A të bëj një gjë të frikshme?!”, dhe më pas, me miratimin e Ilirit, e puthi në buzë, duke shkaktuar habi dhe reagime të forta te fermerët e tjerë në shtëpi. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv