Dy javë nga finalja e Ferma VIP, tre nga konkurrentët më të spikatur në televotim
Vetëm dy javë na ndajnë nga finalja e madhe e 15 qershorit dhe gara në Ferma VIP 3 po bëhet më e ashpër se kurrë. Pas një prime të mbushur me emocione, debate dhe largimin e Indrit, fermerët hyjnë sonte në natën e 20-të me një objektiv të vetëm: të sigurojnë një vend më afër çmimit të madh. Thyerja e rregullave nga disa prej protagonistëve më të spikatur të fermës solli pasoja të menjëhershme. Zhaku, Iliri dhe Sara ndodhen tashmë përballë një televotimi që konsiderohet ndër më të fortët e këtij sezoni. Tri emra që kanë prodhuar histori, debate, aleanca dhe përplasje përgjatë javëve të fundit, por vetëm publiku do të vendosë se kush meriton të vazhdojë rrugëtimin. Ndërkohë, marrëdhëniet mes fermerëve mbeten të tensionuara....
Burimi:
vizionplus.tv