Shorti i kualifikueseve, Armand Duka i ka të qarta ekipet që duhen shmangur!

Shorti i kualifikueseve, Armand Duka i ka të qarta ekipet që duhen shmangur!

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për median kosovare “Telegrafi”, ku ka folur për ecurinë e Kombëtares në Ligën e Kombeve, rikthimin në Ligën B dhe objektivat për eliminatoret e EURO 2028. Jam i kënaqur që u renditem të parët dhe arritëm objektivin që kishim vendosur. Dua të përgëzoj futbollistët dhe stafin për impenjimin dhe seriozitetin me të cilin e përballuan këtë edicion. Edhe kur je favorit, duhet ta dëshmosh në fushë dhe ta meritosh çdo fitore. Megjithatë, vendi i parë nuk do të thotë se gjithçka ishte perfekte. Duke pasur parasysh nivelin e kundërshtarëve, do të kisha dashur që ky edicion të na kishte shërbyer edhe për t’u dhënë më shumë hapësirë futbollistëve të rinj. Krahas arritjes së objektivit,...