Inter Academy Albania, prezantohet projekti i ri i futbollit shqiptar!
Një Akademi e re gati të lindë në Shqipëri, mer jetë projekti! Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur një projekt të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit të moshave në Shqipëri. Bëhet fjalë për krijimin e akademisë zyrtare të klubit italian Inter në vendin tonë. Hapi i parë drejt realizimit të kësaj nisme është hedhur me nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Inter Club Albania. Në kuadër të marrëveshjes, Ministria do të ofrojë mbështetje institucionale, ndërsa FSHF-ja do të vërë në dispozicion infrastrukturën e nevojshme sportive për nisjen e projektit në Tiranë. Akademia synon të sjellë në Shqipëri metodologjinë dhe standardet e formimit sportiv të klubit zikaltër, përmes përfshirjes...
Burimi:
telesport.al