Diallo nis garën ndaj Infantino për presidencën e FIFA: Do të siguroj edhe votat jashtë Europës
Të gjitha dyshimet janë shuar. Philippe Diallo, kreu i Federatës Franceze të Futbollit, ka konfirmuar, pas miratimit nga Komiteti Ekzekutiv i FFF, se ai është njeriu që UEFA kërkonte për të përfaqësuar Evropën në garën kundër Gianni Infantino për presidencën e FIFA-s. “Ditët e fundit, kam marrë inkurajim të fortë për të kandiduar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe Presidenti Čeferin,” shpjegoi Diallo. “Për t’u zgjedhur, duhen 106 vota; unë nisem me një bazë prej 55 votash nga Evropa. Do të punojmë për të siguruar pjesën tjetër. Kam marrë tashmë sinjale mbështetjeje nga kontinente të tjera, të cilat do t’i bëj të ditura në ditët në vijim.” Ai hyn në garë me mbështetjen unanime të kontinentit të tij, duke synuar të gërryejë mbështetjen që gëzon...
Burimi:
telesport.al