Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton Ramën: Deklaratat ndaj gjyqtarëve krijojnë presion
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka kundërshtuar gjuhën e përdorur publikisht nga Kryeministri Edi Rama ndaj gjyqtarëve që kanë shqyrtuar masat e sigurisë për protestuesit. Shoqata paralajmëron se deklaratat e tilla mund të delegjitimojnë gjyqtarët dhe të krijojnë presion mbi vendimmarrjen e tyre të pavarur. Në një deklaratë publike, Shoqata thekson se kritika ndaj vendimeve gjyqësore është e ligjshme, por nuk duhet të shndërrohet në sulm personal ndaj gjyqtarëve apo në përpjekje për të ndikuar publikisht në ushtrimin e detyrës së tyre. Sipas Shoqatës, deklaratat e Kryeministrit janë veçanërisht shqetësuese për shkak të funksionit që ai ushtron në krye të pushtetit ekzekutiv. Ato, vlerëson Shoqata, rrezikojnë të krijojnë perceptimin e ndërhyrjes në vendimmarrjen e pavarur gjyqësore dhe të ndikojnë negativisht në besimin e publikut...
Burimi:
kohajone.com