Shoferi i dehur humb kontrollin e mjetit/ Përplasje me shtyllën elektrike në mes të rrugës

Shoferi i dehur humb kontrollin e mjetit/ Përplasje me shtyllën elektrike në mes të rrugës

Mjeti me drejtues shtetasin Adriatik Bino është përplasur me shtyllën elektrike. Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Butrinti” në Sarandë. Për pasojë shtylla është rrëzuar në mes të rrugës, duke përfunduar mbi karriget e një lokali. Fatmirësisht nuk kishte kalimtarë në atë moment duke qenë se është një rrugë kryesore në qytet. Ndërsa nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe drejtuesi i mjetit doli nën efektin e alkoolit.