Shkurte Behluli letër publike Ramës
Showbiz E Premte, 16 Tetor 2026 16:15 Nga artistja Shkurte Fejza Behluli I NDERUAR KRYEMINISTËR, z.EDI RAMA Po ju drejtohem me respekt dhe me zemrën e një artisteje shqiptare, por mbi të gjitha, me ndjenjën e një nëne që dëshiron ta shohë rininë e vendit të saj të jetojë me shpresë, dinjitet dhe besim në të ardhmen. Shqipëria është më e madhe se secili prej nesh. Ajo është shtëpia jonë e përbashkët, është amaneti i të parëve dhe ëndrra e fëmijëve tanë. Kur studentët ngrenë zërin për shqetësimet e tyre, le t’i dëgjojmë me vëmendje, pa paragjykime dhe pa i parë si kundërshtarë. Ata janë bijtë dhe bijat e Shqipërisë, janë rinia ku mbështetet e ardhmja e këtij vendi. Pas çdo studenti që kërkon zgjidhje,...
Burimi:
kohajone.com