Shkrumbohet makina në aksin Kardhiq-Delvinë, shoferi pëson djegie të rënda, kalimtari i shpëton jetën

Shkrumbohet makina në aksin Kardhiq-Delvinë, shoferi pëson djegie të rënda, kalimtari i shpëton jetën

FOTO ILUSTRUESE DELVINË-Një automjet tip “Volkswagen Touran” ka marrë flakë në lëvizje në aksin Kardhiq–Delvinë, ku si pasojë, drejtuesi 37-vjeçar, Maridon Dhuli, ka pësuar djegie të shkallës së tretë. Një kalimtar i rastit, Sokol Ahmetaj, ka arritur të shuajë flakët në trupin e tëdrejtuesit të mjetit duke përdorur xhupin e tij.  37-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Për shuarjen e zjarrit në automjet ndërhyri zjarrfikësja, ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes./ZËRI