Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari
👁9008
Ka shkuar në dy numri i viktimave si pasojë e aksidentit të ndodhur në Vlorë, në rrugën “Demokracia”, ku një motor u përplas me një shtyllë elektrike. Në fillim si pasojë e aksidentit humbi jetën 19-vjeçari që drejtonte motomjetin, teksa në një njoftim të dytë policia bën të ditur se gjithashtu ka humbur jetën edhe 16-vjeçari që ishte pasagjer në motomjet. “Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit. Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës...