Shkoi ta përqafonte pas përmbysjes së madhe, Fliku zbulon çfarë i tha Rafinjës që ta motivonte për të shënuar

Shkoi ta përqafonte pas përmbysjes së madhe, Fliku zbulon çfarë i tha Rafinjës që ta motivonte për të shënuar

Barcelona ka marrë sot një fitore të jashtëzakonshme. Katalanasit kanë përmbysur Selta Vigon nga 1-3 në 4-3. Protagonist kryesor ishte edhe Rafinja, i cili në pjesën e dytë shënoi dy golat që sollën fitoren. Hansi Fliku ka zbuluar se çfarë e bëri brazilianin të motivohej aq shumë sa për të shfaqur atë lloj performance në pjesën e dytë. “Në pushimin e pjesës së parë i thashë Rafinjës: ‘Jepi, ji optimist. Ne kemi nevojë për ty që të jesh lider në fushë’. Me pas ai u fut dhe bëri atë performancë”, ka thënë ndër të tjera Hansi Flik./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com