Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur një person i panjohur i vodhi automjetin luksoz Bugatti Chiron, me vlerë rreth 3 milionë euro, nga ambientet e kampusit të kompanisë Rimac Group, pranë Zagrebit. Ngjarja ndodhi të mërkurën, më 28 tetor, ndërsa automjeti u gjet disa orë më vonë në Austri. Për vjedhjen dyshohet një 36-vjeçar me shtetësi kroate, i cili u arrestua nga policia austriake pasi kishte kaluar përmes Sllovenisë. Rimac ka treguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale se si ndodhi vjedhja, si e kuptoi se makina ishte marrë pa leje dhe si u vu personalisht në ndjekje të saj me një Porsche 911. Çelësat ishin brenda, hajduti hyri në kampus dhe mori makinën...