No Image Available

Shkodër/ Shoferja humbi kontrollin dhe doli nga rruga, makina përplas për vdekje 67-vjeçaren

Një 27-vjeçare në Shkodër ka përplasur për vdekje me makinë një këmbësore. E reja humbi kontrollin mbi makinën te vendi i quajtur “Ura e Bahçallëkut”, doli nga rruga dhe u përplas me shkallët metalike të një ndërtese. Si pasojë, ndërroi jetë 67-vjeçarja.