Shkodër/ Ndërron jetë një 50-vjeçar në makinë, dyshimet e para

Shkodër/ Ndërron jetë një 50-vjeçar në makinë, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa”, ku rreth orës 19:15, brenda një automjeti në pronësi të një subjekti tregtar, është gjetur i pajetë një shtetas rreth 50 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, viktima, i identifikuar me inicialet E. M., ndodhej në sediljen e pasagjerit kur dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, çka dyshohet të ketë shkaktuar vdekjen e tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” brenda automjetit në pronësi...
Burimi: Sot.com.al