Shkodër/ I shpallur në kërkim, kapet 26-vjeçari teksa tentonte të largohej, në pranga edhe dy të rinj

Shkodër/ I shpallur në kërkim, kapet 26-vjeçari teksa tentonte të largohej, në pranga edhe dy të rinj

Një 26-vjeçar i dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është arrestuar në Shkodër, teksa tentonte të largohej me një automjet. Në pranga kanë përfunduar edhe dy të rinj që dyshohet se po e ndihmonin t’i shmangej policisë. Roland Gjoni, 26 vjeç, banues në fshatin Bleran të Shkodrës, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Apelit, më 14 tetor 2026, e kishte dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burg për prodhim, shitje dhe kultivim të narkotikëve, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. 26-vjeçari u kap gjatë operacionit policor të koduar “Last Travel”, teksa udhëtonte me një automjet që drejtohej nga Pashk Prendi, 30 vjeç, ndërsa pasagjer ishte Ornel Sadria, 19 vjeç....