Shkodër/ Hyri në kalçeto dhe i drejtoi armën ta vriste 27 vjeçarin, identifikohet autori! Zbardhet dhe sherri në lokal (EMRAT)

Shkodër/ Hyri në kalçeto dhe i drejtoi armën ta vriste 27 vjeçarin, identifikohet autori! Zbardhet dhe sherri në lokal (EMRAT)

Dy raste të tentativave të vrasjes dhe kanosjes me armë zjarri janë zbardhur nga policia e Shkodrëxs ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“ shtetasin Klaus Fermosi, 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, ka hyrë në një fushë sporti (kalçeto), në Shkodër, dhe i ka drejtuar armën shtetasit J. U., 27 vjeç, me qëllim vrasjen e tij. Gjithashtu shpallën në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” të...