Shkodër/ Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona

Shkodër/ Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona

Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Gjetja edhe asgjësimi i bimëve narkotike erdhi si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Shalë dhe Shosh, dhe asgjësuan 1792 bimë të dyshuara narkotike. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për: -inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi; -rojën e...
Burimi: Opinion.al