Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shkodër, asgjësohen 3126 bimë narkotike/ E pësojnë 2 kryetarë fshatrash dhe një roje
Gjenden dhe asgjësohen 3126 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në Shkodër. Vijon operacioni i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kështu, policia ka proceduar penalisht për shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 rojë mjedisi. “Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. -Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Shosh dhe Ana e Malit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 922...