Shkodër, 3400 aplikime për pronësinë e shtëpive të vjetra! Kadastra verifikime në terren, mungon dokumentacioni

Shkodër, 3400 aplikime për pronësinë e shtëpive të vjetra! Kadastra verifikime në terren, mungon dokumentacioni

Kadastra e Shkodrës ka intensifikuar verifikimet në terren për rreth 3 mijë e 400 aplikime që lidhen me shtëpitë e vjetra dhe oborret në përdorim, me fokus të veçantë në lagjet historike të qytetit. Procesi, që synon verifikimin teknik të pronave dhe vijimin e procedurave për dokumentimin e pronësisë, por përballet edhe me disa problematika të trashëguara ndër vite  kryesisht me mungesën e dokumentacionit, si pasojë e djegies së arkivës gjatë trazirave të vitit 1997. “Qytetarët kanë disponuar regjistrime të vjetra në regjistrat hipotekorë, të cilët janë djegur dhe rezultojnë në inventarin e regjistrave të djegur në vitin 1997. Në proceset kalimtare, ata që kanë nisur procese administrative janë pajisur me të drejtën për të rifilluar një shqyrtim administrativ për këtë çështje. Është VKM-ja nr....