Shkëputet nga Dielli një strukturë gjigante plazme 500 mijë kilometra e gjatë: Shkencëtarët ndjekin trajektoren drejt Marsit

Shkëputet nga Dielli një strukturë gjigante plazme 500 mijë kilometra e gjatë: Shkencëtarët ndjekin trajektoren drejt Marsit

Një fenomen i jashtëzakonshëm diellor është regjistruar nga teleskopët hapësinorë, ku një strukturë gjigante plazme me gjatësi prej rreth 500 mijë kilometrash — përmasa rreth 40 herë më të mëdha se diametri i Tokës — është shkëputur nga Dielli dhe është lëshuar me shpejtësi në hapësirën ndërplanetare. Pamjet e këtij shpërthimi masiv u kapën nga instrumenti SUVI në satelitin GOES-R përmes rrezatimit ultravjollcë. Sipas vlerësimeve paraprake të astrofizikanëve, masa e plazmës nuk po udhëton drejt planetit tonë, por ka marrë trajektoren drejtpërdrejt drejt Marsit, duke bërë që rreziku për infrastrukturën tokësore dhe rrjetet e komunikimit në Tokë të jetë i papërfillshëm. Ngjarja lidhet me një nxjerrje masive koronale (CME), proces gjatë të cilit struktura të dendura plazme humbasin ekuilibrin magnetik në atmosferën e jashtme të...