Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Shkëndija krenon shqiptarët në Champions, mund Steauan e Bukureshtit
Shkëndija ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët mbrëmjen e sotme. Klubi nga Tetova ka thyer pritshmëritë e opinionit sportiv, teksa ka mposhtur Steauan e Bukureshtit me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 65, kur Alhasani e dërgoi topin në rrjetë. Një fitore mjaft e vyer për kuqezinjtë, të cilët do të provojnë në ndeshjen e kthimit kualifikimin në turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Sfida e dytë do të luhet në Bukuresht mbrëmjen e së martës së ardhshme, më 29 korrik./Sport Ekspres/