Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë bllokuar një mjet lundrues tip skaf dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë, drejtuesin e skafit. I riu shkeli perimetrin e sigurisë ujore, duke lundruar me mjet lundrues dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin në Borsh. “Shërbimet e Policisë Kufitare Himarë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, krahas patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Borshit, pas denoncimit në rrjetet sociale me anë të pamjeve filmike, se një mjet lundrues...