Shkarkimi i Anuela Ristanit, PD kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Tiranës: Kush e drejton bashkinë aktualisht?

Shkarkimi i Anuela Ristanit, PD kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Tiranës: Kush e drejton bashkinë aktualisht?

foto ilustrim: bashkia tirane-erion veliaj dhe anuela ristani TIRANË- Ilda Zhulali, këshilltarja e PD-së, i ka kërkuar kryetares së Këshillit Bashkiak, Megi Fino, sqarime zyrtare lidhur me drejtimin e Bashkisë Tiranë pas shkarkimit të Anuela Ristanit nga detyra. Përmes një reagimi zyrtar, Zhulali kërkon që të bëhet publike shkresa e shkarkimit të Ristanit. Gjithashtu, kërkohet të sqarohet se kush e ushtron aktualisht funksionin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, kush e ka autoritetin për të firmosur dhe nëse firma e Erion Veliajt njihet ende si vullnet legjitim vendimmarrës. Krahas këtyre kërkesave, këshilltarja demokrate ka kërkuar mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak me rend dite drejtimi i institucionit dhe kriza e paralajmëruar e të transporit publik urban. Reagimi i plotë: E nderuar Zj. Kryetare, I. Përmes medias jam njohur...