Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Policia Rrugore, në bashkëpunim me Forcat Shqiponja të Drejtorisë së Policisë së Beratit, kanë identifikuar dhe ndëshkuar me gjoba katër drejtues mjetesh dhe motomjetesh, të cilët u konstatuan pranë institucioneve arsimore të qytetit duke shkaktuar ndotje të lartë akustike nëpërmjet shkarkuesve të modifikuar të mjeteve të tyre. Ndaj tre drejtuesve të mjeteve janë vendosur gjoba prej 40 mijë lekësh të rinj, ndërsa ndaj një drejtuesi motomjeti është vendosur gjoba prej 14 mijë lekësh të rinj. Policia e Beratit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos ndërhyjnë në mënyrë të parregullt në sistemet e shkarkimit të mjeteve, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në afërsi të institucioneve arsimore.