Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkaktoi aksidentin me 1 viktimë dhe 4 të plagosur në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, arrestohet 38-vjeçari ukrainas
Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, si pasojë e të cilit humbi jetën 1 shtetas dhe u dëmtuan lehtë 4 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit të përfshirë në këtë aksident, shtetasin ukrainas V. T., 38 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.