Shitet investimi strategjik/ Sandër Frangaj blen hotelin White Roads nga Gjikuria

Shitet investimi strategjik/ Sandër Frangaj blen hotelin White Roads nga Gjikuria

Aleksandër Frangaj, pronari i TV Klan, ka blerë hotelin White Roads nga kompania Gjikuria. Transaksioni është njoftuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por çmimi i shitjes nuk është bërë publik. Sipas dokumentave kontrata e shitjes së aksioneve të shoqërisë White Roads Hotel shpk është nënshkruar në datën 24 prill. White Roads është një projekt që ka marrë statusin e investimit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga Edi Rama. Hoteli, i cili po ndërtohet në zonën e mbrojtur të Deltës së Palasës shtrihet mbi një sipërfaqe prej mbi 33 mijë metrash katrorë. Nga këto 30 mijë metër katrorë ishin tokë shtetërore, që ju dhanë kompanisë Gjikuria me kontratën e famshme të qirasë 1 euro, si investim strategjik. White Roads është një resort turistik...