“Shit Rolexin dhe merr një grua”/ Don Xhoni i jep fund beqarisë?

“Shit Rolexin dhe merr një grua”/ Don Xhoni i jep fund beqarisë?

Këngëtarja e njohur Fatmira Breçani ka rrëfyer në emisionin “Në shtëpinë tonë” për eksperiencat e saj profesionale dhe momentet nga eventet familjare që janë bërë virale në rrjetet sociale. Gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa, ajo foli për videot që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, veçanërisht ato ku shfaqet duke kënduar për reperët Don Xhoni dhe Butrint Imeri. Breçani tregoi se fillimisht nuk e kishte pritur që këto momente të përhapeshin kaq shumë në internet dhe se, kur videot u bënë virale, ishte ndier keq. Megjithatë, siç rrëfeu ajo, shoqet e kishin bindur se vëmendja e publikut ishte diçka pozitive. Këngëtarja shpjegoi se kishte kënduar në dasmat e vëllezërve të dy artistëve, ku ata vetë ishin ngritur për të kërcyer. Në ato momente, ajo u...