Shiste kokainë pranë shkollave të mesme, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari
Një tentativë për të shitur droga të forta pranë shkollave të mesme është goditur në Kolonjë të Lushnjës. Operacioni njëmujor i koduar “Kontigjenti” përfundoi me arrestimin e një 31-vjeçari me inicialet M.S. (K.). 31-vjeçarit iu gjet kokainë dhe heroine gati për shitje, ndërsa u konstatua se posedonte një makinë me vlerë 50 mijë euro, që dyshohet të jetë produkt i veprimtarisë kriminale. “Sekuestrohen automjeti dhe sasitë e lëndëve narkotike Heroinë dhe Kokainë, ndarë në doza. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer në koordinim me Prokurorinë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi, në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Kontigjenti”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë, në afërsi të një shkolle të mesme në...
Burimi:
javanews.al