Shisnin kokainë me motorin e shpërndarjes së ushqimit, arrestohen dy persona në Lushnjë (Emrat)
Dy persona janë arrestuar në Lushnjë, pasi dyshohet se shpërndanin doza kokaine në zona të ndryshme të qytetit. Në pranga kanë përfunduar Eduart Sharka, 31 vjeç, dhe Skerdilajd Gjoni, 39 vjeç. Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor të koduar “Motoristi”, i finalizuar pas disa muajsh hetime nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale. Sipas Policisë, 31-vjeçari Eduart Sharka dyshohet se shiste doza kokaine në qytetin e Lushnjës, duke përdorur motomjetin me të cilin punonte për shpërndarjen e porosive ushqimore. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, efektivët gjetën 318 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, fishekë për armë zjarri, një grirëse për bimë narkotike dhe tre celularë. Në...
Burimi:
gijotina.com