Shisnin drogë në lokalet e Dhërmiut, arrestohen dy shtetas anglezë

Shisnin drogë në lokalet e Dhërmiut, arrestohen dy shtetas anglezë

Dy shtetas anglezë janë arrestuar në Dhërmi, pasi shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit pranë vijës bregdetare. Sipas policisë, të rinjtë e moshës 33 dhe 34 vjeç, u arrestuar në flagrancë teksa qëndronin të akomoduar në një dhomë pushimi, pas operacionit policor të quajtur “Coctail”. Nga kontrolli i ushtruar në dhomën e pushimit dhe në automjetin tip “Mitsubishi”, u gjetën dhe u sekuestruan 52 doza lëndë narkotike të llojit MDMA, 51 doza të llojit Ketaminë, 120 kokrra Ekstazi, 6,185 euro, 720 paundë dhe 4 aparate celularë. Njoftimi i Policisë: “Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Cocktail”, nga Seksioni...
Burimi: Argjiroja.net