SHISH NË GREMINËN E SKANDALIT/ SPAHIU: MASA NDAJ HYSENIT DUHEJ TË ISHTE MË E ASHPËR

SHISH NË GREMINËN E SKANDALIT/ SPAHIU: MASA NDAJ HYSENIT DUHEJ TË ISHTE MË E ASHPËR

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me hetimin e SPAK për drejtuesen e shkarkuar të SHISH, Vlora Hysenin, e cila dyshohet si bashkëpunëtore e Ergys Agasit, i arrestuar më herët për dosjen e AKSHI-t. Gjatë fjalës së tij, Spahiu theksoi se masa e sigurisë së vendosur ndaj Hysenit duhet të ishte më e rëndë sesa ‘arrest shtëpie’. Për ‘përplasjet’ e Hysenit me Klodiana Lalën, Spahiu tha se ish-kreu i SHISH tregoi një mënyrë jo-profesionale komunikimi dhe bëri shantazh të hapur ndaj gazetares. “Masa e sigurisë duhet të bëhej më e ashpër duke parë një reflektim tërësisht banal të kreut të Shërbimit Sekret, Vlora Hyseni, e cila në pafytyrësi, një grua që duhet të përfaqësojë një institucion me dinjitet, sulmon një grua tjetër, gazetare, në ditën...