Shijak, iu gjetën 2 armë zjarri pa leje, municion dhe 32 mijë e 500 euro, arrestohet Arlind Isai
Pas një vëzhgimi me dron, Policia e Shijakut ndërhyri në një banesë në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj, ku sekuestroi 2 armë zjarri automatike, 20 fishekë dhe 32 500 euro. Në pranga ra 32-vjeçari Arlind Isai. Operacioni i koduar “Baza” u organizua pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se i riu mbante armë zjarri në banesë. Gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 krehra me nga 10 fishekë secili. “Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”. Si rezultat i operacionit, në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj, Shijak, u ushtrua...
Burimi:
ntv.al