Shifrat e INSTAT, Lezha ndër qarqet me më shumë aksidente! Në 9 muaj, 122 aksidente dhe 207 të vdekur e të plagosur
Qarku i Lezhës vijon të jete ndër zonat me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore në vend, duke u renditur i dyti pas Tiranës. Sipas raportit të INSTAT-it, gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti janë regjistruar 122 aksidente rrugore, ku nuk kanë munguar as rastet me pasoja fatale, 207 të plagosur dhe vdekur gjithsej. Akset rrugore që paraqesin më shumë probleme jane Milot–Lezhë–Shkodër, si dhe Rruga e Kombit, veçanërisht segmenti Milot–Rrëshen. Specialisti i sigurisë rrugore, Rrok Lelçaj, thotë se mungesa e sinjalistikës rrugore mbetet shqetësim, ndërsa një tjetër shkaku kryesor i aksidenteve mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve: “Faktori njeri është determinant, kryesori, sepse kanë besim te vetja, sidomos djemtë kanë besim të jashtëzakonshëm te lëvizjet e tyre. Unë bëj një pyetje: pse...
Burimi:
javanews.al