Shifra e frikshme pas 4 vitesh luftë: Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës publikon bilancin e humbjeve ruse
Rusia ka humbur mbi 1.5 milion ushtarë që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, sipas të dhënave të publikuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Sipas raportit më të fundit zyrtar nga Kievi, vetëm përgjatë 24 orëve të fundit forcat ruse kanë pësuar 1,670 humbje në njerëz, duke e çuar numrin total të ushtarëve të vrarë apo të plagosur në 1,588,180 persona. Krahas humbjeve në njerëz, ukrainasit pretendojnë se i kanë shkatërruar Rusisë 12,450 tanke, 25,620 mjete të blinduara luftarake, 51,739 sisteme artilerie, 452 avionë, 356 helikopterë, 35 anije dhe dy nëndetëse. Ndonëse Kievi zyrtar mban të fshehta shifrat e plota operative për dëmet në radhët e veta, raporte nga instancat perëndimore si...
Burimi:
kohajone.com