Shfrytëzonin për prostitucion një grua, Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për bashkëjetuesin dhe ‘menaxherin’ e klientëve

Shfrytëzonin për prostitucion një grua, Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për bashkëjetuesin dhe ‘menaxherin’ e klientëve

Prokuroria e Beratit ka kërkuar 21 vite burg në total për dy shtetasit me inicialet R.L. dhe E.V., të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni. Konkretisht, organi i akuzës kërkon 12 vite burg për R.L. dhe 9 vite për E.V. Sipas hetimeve për procedimin penal të vitit 2025, dy të pandehurit dyshohet se kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase me inicialet Y.Sh., duke siguruar klientë dhe përfituar financiarisht nga aktiviteti i saj. Nga dëshmia e viktimës rezulton se bashkëjetuesi i saj, R.L., merrte të ardhurat e përfituara, ndërsa E.V. dyshohet se siguronte klientët përmes ambienteve të një klubi në zonën e Urës Vajgurore, në Berat. Sipas Prokurorisë, dy të pandehurit kanë tentuar gjithashtu ta dërgojnë shtetasen në Greqi, me qëllim shfrytëzimin e saj për prostitucion, duke kërkuar...