Shfrytëzonin dy të mitura për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, arrestohen dy autorët në Shkodër

Shfrytëzonin dy të mitura për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, arrestohen dy autorët në Shkodër

Dy 19-vjeçarë janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi dyshohet se shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale një 16 dhe 14 vjeçare. Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy të miturat. Gjatë kontrolli fizik është gjetur edhe nja sasi kanabis. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.