Sheshi ”Skënderbej” arenë trazirash, shoqërohen dy të rinj. Një grup me protestues rikthehet në Bulevard
19:40. Dy të rinj janë shoqëruar nga policia në Rrugën e Kavajës në Tiranë, në vijim të protestës së zhvilluar në kryeqytet, të shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu. Aksioni për shoqërimin e protestuesve vijon edhe në Rrugën “Myslym Shyri”, dhe rrugë të tjera kryesore të Tiranës. 19:20. Përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka marrë një rrjedhë të re, teksa një grup me të rinj, janë zhvendosur nga qendra e qytetit drejt akseve kryesore hyrëse e dalëse të Tiranës. Të rinjtë po vijojnë marshimin përgjatë Unazës në drejtim të Nyjës së Zogut të Zi, të ndjekur nga afër nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe repartet e FNSH-së. Për të ngadalësuar avancimin e mjeteve të blinduara dhe furgonave të policisë, protestuesit...
Burimi:
kohajone.com