Sheshi ”Skënderbej” arenë trazirash/ Protestuesit me molotov, policia hedh gaz lotsjellës

Sheshi ”Skënderbej” arenë trazirash/ Protestuesit me molotov, policia hedh gaz lotsjellës

Ora 18:50. Protestuesit janë grumbulluar sërish në sheshin “Skënderbej”, pas lëvizjeve në disa zona të kryeqytetit dhe ndjekjes nga forcat e policisë. Turma u zhvendos nga Unaza e Vogël drejt sheshit “Avni Rustemi”, ku protestuesit u ndoqën nga uniformat blu. Protestuesit po hedhin kapsolla, ndërsa policia po kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës, në një tjetër moment tensioni gjatë protestës. Protestuesit po shkulin edhe pllakat në qendër të sheshit për të sulmuar mjetet e Policisë së Shtetit dhe ministritë. I gjithë sheshi “Skënderbej” është mbuluar me një “re” nga gazi lotsjellës i hedhur nga uniformat blu. Ora 18:00. Pas orëve të qeta dhe me valle para Kryeministrisë, trazirat janë rikthyer. Ka qenë një zonjë që shkoi kaloi perimetin e sigurisë te Kryeministria duke shkuar përballë autobotit të...