Sherri për një rrip toke në Palasë, reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Sherri për një rrip toke në Palasë, reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Bregdeti shqiptar po ndryshon me shpejtësi. Zhvillimi i turizmit dhe interesi në rritje për Shqipërinë kanë sjellë një valë të re ndërtimesh përgjatë vijës bregdetare. Hotele, resorte dhe investime të mëdha po shtrihen nga jugu në veri. Por aty ku toka merr vlerë, rriten edhe interesat. Dhe bashkë me to, konfliktet. Një prej tyre shpërtheu më 3 shtator në Vlorë. Një kolonë makinash me xhama të zinj dhe persona të armatosur, të udhëhequr nga biznesmeni Luan Muça, mbërriti në hotelin në pronësi të Vasil Bedinajt. Ajo që nisi si një përballje mes dy biznesmenësh, u shndërrua brenda pak minutash në një konflikt verbal dhe fizik, deri në përdorimin e armëve. Pamjet u bënë publike. Dhe pyetjet nisën menjëherë. Bedinaj akuzoi Muçën duke pretenduar se i...