Sherri për lojën e dominove/ Shfaqet i penduar në gjykatë 70-vjeçari që goditi me thikë shokun

Sherri për lojën e dominove/ Shfaqet i penduar në gjykatë 70-vjeçari që goditi me thikë shokun

68-vjeçari Arben Shtraza që plagosi fqinjin dhe shokun e tij të lojës, tri ditë më parë në Durrës, doli sot para gjykatës. Para gjyqtarit Sokol Mara, ai u shfaq i penduar dhe i kërkoi ndjesë familjarëve të të plagosurit 70-vjeçar, që e qëlloi me thikë në bark, pas një konflikti çasti. Ngjarja ndodhi të hënën në lulishten pranë sheshit Pranvera dhe filialit të Postës. I plagosuri vijon të jetë në spital nën kujdesin e mjekëve.