Sherri në Golem për pagën, publikohen pamjet nga dhuna barbare ndaj kamerierit 18-vjeçar
Janë publikaur pamjet e konfliktit që përfundoi me plagosjen e kamerierit 18-vjeçar në një lokal hoteli në Malin e Robit, në Golem. Pamjet tregojnë vetëm pjesën e sherrit jashtë lokalit. Ajo çfarë ka ndodhur brenda lokalit nuk dihet, pasi nga veprimet procedurale të grupit hetimor në vendngjarje rezultoi se DVR-ja e kamerave të sigurisë ishte hequr dhe kabllot ishin prerë. Në video shihet momenti kur 18-vjeçari Genti Nela del me vrap nga lokali, në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës dhe ndjekjes nga disa persona. Në një moment, i riu ndalet, kthehet dhe godet me grusht Florian Habilajn, i cili rrëzohet në tokë. Menjëherë pas kësaj, 4 personat e proceduar tashmë penalisht vijojnë ta godasin 18-vjeçarin. Ngjarja ndodhi më 27 gusht, ditën kur kamerieri Nela u...
Burimi:
gijotina.com