SHERRI NË ELBASAN/ Arrestohen 4 persona, mes tyre dy vëllezër
Katër persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit pas një konflikti të regjistruar ditën e sotme në rrugën “Thoma Kalefi”. Sipas informacionit paraprak, katër personat janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin dhe më pas janë përfshirë në një përplasje edhe me një 30-vjeçar. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën. Katër personat, mes tyre edhe dy vëllezër, janë shoqëruar në komisariat dhe më pas janë arrestuar në lidhje me ngjarjen. Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura shkaqet e konfliktit dhe rrethanat e plota në të cilat ka ndodhur përplasja. Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen, për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë dhe për të sqaruar motivin e konfliktit.
Burimi:
ntv.al