Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sherri largohet nga Cagliari, firmos me një tjetër skuadër italiane
Alen Sherri është portieri më i miri i Frosinones. Klubi i Serie B ka arritur akordin me 27-vjeçarin, i cili vjen pas një eksperience te skuadra e Cagliarit. Në Sardegna, Sherri luajti 7 ndeshje, në të cilat zhvilloi paraqitje pozitive. Sa i takon marrëveshjes së arritur, Sherri do të kalojë te Frosinone si huazim me të drejtë blerjeje. “Frosinone Calcio njofton se ka arritur një marrëveshje me Cagliari Calcio për afrimin e lojtarit Alen Sherri. Portieri i lindur në vitin 1997 vjen në formë huazimi me opsion blerjeje”, shkruan klubi.